Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjirokastrës Mirela Iliopullo

0
339
Gjyqtarja ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, Mirela Iliopullo, ne nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur seancen degjimore me te. Iliopullo po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e saj. /r/n/r/nJudge in the Gjirokastra Judicial District Court, Mirela Iliopullo, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC. Iliopullo is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mirela Iliopullo.

Gjyqtarja nuk ishte prezente gjatë shpalljes së vendimit.

Procesi i vetingut ndaj Iliopullos u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Mirela Iliopullo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër iu nënshtrua vetingut me 9 qershor për tri kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional dhe trupa gjykuese vendosi sot se nuk i plotëson të tria kritere dhe vendos shkarkimin e saj nga detyra.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ajo punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here