Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit Sarande

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello. Në vend të tij emërohet Klodian Kondi.

Ky shkarkim vjen një ditë pas konferencës së Edi Ramës që zhvilloi ditën e djeshme në lidhje me policinë e shtetit, aty ku kërkoi që të kishte ndryshime dhe rezultate. Rama në fjalën e tij përmendi rastin e Sarandës të cilën e cilësoi si alarmante.

Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë. Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh”, tha Rama ditën e djeshme.

Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment