“Shkarravitjet” e pahijshme të monumenteve të kulturës dhe imazhi i “shëmtuar “që krijohet për qytetin e gurtë

0
53

Ngjyrosja e mureve të shtëpive karakteristike në Gjirokastër qofshin ato monument kulture janë bërë më se normale për qytetin .Shkrime të ndryshme ,figura apo thirrje sheh kudo ,veçanërisht në pjesën muzeale ,në zona të ndryshme .Kësaj nuk mund ti shpëtonte as muret e odeonit të qytetit ku shikon shpesh vizatime apo shkrime nga më të ndryshmet. “Shkarravitja” e monumenteve të kulturës apo edhe shtëpive të qytetarëve të Gjirokastrës është bërë e përditshme tashmë duke nervozuar jo vetëm pronarët e banesave por edhe banorë të tjerë. Sipas banorëve ata që i bëjnë këto janë fëmi apo adoleshent të shkujdesur.

“Janë fëmi ,luajnë orët e vona të natës e shkruajnë kudo me bojra ,pikturojnë imazhe aspak të këndshme po çfarë tu bëjmë ,vetë si kemi rastisur se do u flisnim.Janë të papërgjegjshëm”- thotë një qytetar i kësaj zone.

“Unë e kam shtëpinë ngjitur me shtëpin e shkrimtarit Ismail Kadare,është turp jo për gjirokastritët por edhe për turistët që vijnë kur shikojnë muret e tabelat e shkarravitura me figura banale ,sharje.Edhe unë vetë i kam pësuar ,e kam lyer disa herë murin e shtëpisë prapë ma kanë shkarravitur.Fëmi mund të jenë po duhen edukuar mos të bëjnë dëme në pronë të tjetrit.Sa për këto shtëpitë karakteristike apo monumentet e kulturës duhet ti mirëmbajë shteti.Të ndërhynë !”thotë një tjetër qytetare.

Tabelat orientuese ,muret e shtëpive apo edhe disa rrugë janë të mbushura me imazhe jo të hijshme por deri më tani nuk është marr asnjë masë për mbulimin e tyre nga institucioni përgjegjës si dhe marrja e masave ndëshkuese për këdo që dëmton objekte të tilla me vlerë.

Shkruaj nje koment