Shkatërrohet rrjeti kriminal i drogës në Spanjë. Arrestohen 20 persona, midis tyre dhe shqiptarë

0
173

Një rrjet trafikantësh droge që drejtonin 11 plantacione klandestine në Katalonjë të Spanjës është shkatërruar. Autoritetet kanë arrestuar 20 persona ku mes tyre kanë qenë të përfshirë edhe shqiptarë.

Ma datën 2 mars të arrestuarit u vunë përpara drejtësisë dhe iu vendos masa e paraburgimit për 7 prej tyre, ndërsa të tjerët u lanë në lirim me kusht në pritje të gjykimit të çështjes.

Plantacionet e drogës ishin ngritur në magazina, ambiente tregtare në rajonin Lleida, në jug-perëndim të Barcelonës. Gjatë kontrollit që u bë në 11 plantacionet u sekuestruan 4000 kanabis dhe 12 kg mariujanë e tha

Mediat në Spanjë shkruajnë se rrjeti kriminal drejtohej nga dy burra, të cilët punësonin “kopshtarë” të ardhur enkas nga Shqipëria, për të kultivuar kanabis për 3-4 muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here