Shkëmbim zjarri në kufirin greko- shqiptar/Zbulohen identitetet e grabitësve me precedentë edhe në Sarandë

0
151

Detaje të reja janë zbardhur nga shkëmbimi i zjarrit në kufirin greko-shqiptar mes policisë greke dhe një bande hajdutësh të përbërë nga shqiptarë.
Emrat e dy shqiptarëve, që u arrestuan pas shkëmbimit të zjarrit, në tentativë për të hyrë në tokën shqiptare janë :46-vjeçari Sulo Ismaili, nga fshati Janjar i Sarandës, i cili ka bërë rezistencë të fortë, duke plagosur dhe njërin prej policëve grekë. Ai rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi, për grabitje. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe djali i tij, E. Ismaili, 16 vjeç.
Banda e grabitësve përbëhej nga pesë persona, në momentin e shkëmbimit të zjarrit me policinë, por tre prej tyre arritën të largoheshin. Ata vidhnin kafshë të ndryshme në Greqi dhe më pas i shisnin në Shqipëri.Hetimet nga ana e policisë greke po vazhdojnë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here