Shkencëtarët japin alarmin: Jeta e shumë gjallesave është në rrezik, oqeaneve po i mbaron oksigjeni

0
53

Ndryshimet klimatike dhe ndotja e lëndëve ushqyese, po “kërcënojnë” sasinë e oksigjenit në oqeane dhe jetën e shumë lloje peshqish. Ky është përfundimi i studimit më të madh në llojin e tij, të ndërmarrë nga grupi i IUCN.
Ndërsa mbarimi i lëndëve ushqyese është e njohur tashmë për dekada, studiuesit thonë se ndryshimi i klimës po e keqëson mungesën e oksigjenit. Rreth 700 gjallesa në oqeane tani vuajnë nga niveli i ulët i oksigjenit, krahasuar me 45 në vitet 1960.
Studiuesit thonë se pakësimi i oksigjenit po kërcënon specie përfshirë peshkun ton, marlin, e peshkaqenë. Sipas shkencëtareve, vite e fundit, kërcënimi nga ndryshimi i klimës është rritur.
Ndërsa lëshohet më shumë dioksid karboni duke rritur efektin serë, shumë nga nxehtësia thithen nga oqeanet, duke ngrohur ujin. Nga na tjetër, ky ujë i ngrohtë përmban më pak oksigjen.

Shkruaj nje koment