Shkerrmoqet PS në Gjirokastër, pas veteranëve ”lanetisen” edhe drejtuesit e Qarkut nga fushata

0
46

Prezantimi në Gjirokastër i 7 kandidatëve për kryetar bashkie në këtë Qark është shoqëruar me shumë debate mes eksponentëve të rëndësishëm të PS-së në zonë.

Ajo që që vihet re është mungesa në këtë takim e prefektit, Astrit Alija, si dhe e kryetarit të qarkut Armand Hila, i cili ishte edhe ky një kandidaturë e përfolur për kryetar bashkie në Gjirokastër, por që nuk u përzgjodh. Njekohesisht mungojne edhe kryetaret e njesive te ndryshme.

Nërkohë bëhet me dije se ‘klani’ i Flamur Golemit në krye ka sjellë përçarje brenda Partisë Socialiste në Gjirokastër.

Nga ana tjetër edhe në listat e anëtarëve pë Këshillin Bashkiak të PS-së përflitet se janë të gjitha përzgjedhje të Golemit, ku bëjnë pjesë në krye të lsistës të afërm të tij, miq, shokë dhe ‘besnikët’ që janë pjesë e ‘kupolës’ së tij.

Gjithashtu, ata që njihen si ndër më kuntribuesit në strukturat e PS-së në Gjirokastër janë caktuar nga fundi i listës.

Sa i përket mungesës së prefektit Alija dhe kryetarit të qarkut Hila, nga burimet mësohet se nuk kanë pasur ftesë për pjesmarrje në këtë takim.

Theksojmë se kandidatura e Flamur Golemit për kryetar Bashkie të Gjirokastrës, nuk është pritur edhe aq mirë nga socialistët e hershëm. Një prej të tillëve është edhe Ndreko Kllapi, themelues i PS në Gjirokastër në vitin 1991 dhe një ndër familjet që njihet me bindje të padiskutueshme të majta.

Zhgënjimi që ka socialisti i moçëm ndaj kandidaturës së Flamur Golemit, është i dukshëm teksa është shprehur më herët prerë dhe qartë, se nuk do ta votojë ai dhe familjarët e tij që në total përbëjnë nëntë vota.

Jo vetëm kaq, por i moshuari socialist premton votën në favor të PD-së nëse kjo e fundit do të nxjerrë përballë një kandidat dinjitoz.

Shkruaj nje koment