“Shkoj në Parlament kur e shoh të arsyeshme”, Kushtetuta ‘rrëzon’ pretendimin e Ramës

0
41

Interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar nga opozita lidhur me çështjen ‘McGonigal’, u shty për të disatën herë. Rama vendosi të mos paraqitet në Parlament që prej publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Kryeministri u paraqit dje në seancë në momentin kur do të votohej kërkesa e demokratëve për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla. I ftuar në studion e “Opinion” në Klan, Rama u shpreh se në Parlament do të shkojë kur ai e sheh të arsyeshme.

“Unë do të shkoj në Parlament kur e shoh unë të arsyeshme. Kur e shoh unë të arsyeshme unë do të shkoj në Parlament”, tha Rama.

Mirëpo, ndryshe nga çfarë pretendon dhe deklaron kryeministri. Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton të detyrueshëm paraqitjen e tij dhe çdo ministri në Kuvend. Sipas Nenit 80 të Kushtetutës “Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve brenda tri javësh.”

Kjo rrëzon pretendimet e Ramës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit sa herë që ai ka dëshirë.

Shkruaj nje koment