Shkolla e parë në Gjirokastër

0
382

 

Aty ku sot ngrihet Obelisku, një monument përkujtimor kushtuar kësaj ngjarjeje, 110 vjet më parë më 30 Mars 1908, u hap shkolla shqipe “Liria”.

Mësues dhe drejtor i parë ishte Thoma Papapano (Cici) “Mësues i popullit”.

Mësuesit e parë ishin Iliaz Hoxha, Asaf Çipi, Bastri Beqiri, Safet Canole. Që në ditët e para mësonjëtorja ndeshi në vështirësi të shumta: mungonte baza ekonomike, financat, tekstet dhe orenditë e tjera. Shkollën e re e ndihmoi klubi “Dituria” dhe populli i qytetit.

Jo pak ndihmuan edhe mërgimtarët gjirokastritë për mbajtjen e shkollës.

Vetë shkolla nga ana e saj, dha ndihmesën e vet në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit.

Janë dashur tre vjet luftë dhe përpjekje që Këshilli Ministror Turk të vendoste lejimin e përdorimit të shkronjave latine nëpër shkolla shqipe”. Shkolla e parë shqipe “Liria” u njoh zyrtarisht nga një dekret imperial i Sulltan Reshatit, vetëm më 16 Mars të vitit 1911.

Në vitin 1926 qyteti i Gjirokastrës, si qendër e prefekturës kishte një lice me 137 meshkuj dhe 6 femra, si dhe 30 shkolla fillore me 1353 meshkuj dhe 668 femra.

 

 

Shkruaj nje koment