Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. 

Kryetari i Partise Demokratike z. Lulzim Basha ka reaguar sot ne faqen e tij ne facebook lidhur me vendimin e qeverise per mbylljen e shkollave guke e quajtur gripin pretekst, dhe mungesen e ngrohjes ne shkolla, arsyen e vertete dhe kryesore te falimentit te qeverise perballe kesaj situate.

Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta. Prandaj edhe temperaturat e këtyre ditëve janë rrezik i vërtetë për fëmijët.

“Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Për shkollat Edi Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’ia u japë edhe ato me koncesion klinetëve të tij.
Por gripi që qeveria po përdor si pretekst për mbylljen e shkollave është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë. Mbi 300 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve. Ndërkohë që qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi.
Tashmë është e qartë se reformat e bujshme rilindase kanë qenë propaganda për të verbuar njerëzit, faqe grabitjes së pasurive dhe fondeve publike me të cilat po pasurohet Edi Rama dhe klientët e tij.
Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve.”

​ 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment