Shkon në 100, numri i predhave të gjetura në lumin e Bëncës

0
179

Shkon në 100 numri i predhave të zbuluara në rrjedhën e lumit të fshatit Bëncë në rrethin e Tepelenës. Një ditë më parë, disa banorë të këtij fshati, krejt në mënyrë rastësore, zbuluan sasinë e predhave të vjetra me një moshë 74 vjecare të cilat kishin dalë në sipërfaqe disa ditë më përpara.

Mendohet se dalja e tyre në sipërfaqe, ka ndodhur pas tejfryrjes së rrjedhës së lumit të Bëncës në motin e keq në fillim të këtij muaji.

Sot ka qenë parashikuar të mbërrinin forcat xheniere nga kryeqyteti për evadimin e këtyre predhave apo dhe shpërthimit të kontrolluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here