Shkon të takojë vëllanë e burgosur, shihni si përfundon…

0
107

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e burgut 313 në Tiranë. 23 vjeçari M.S kishte shkuar në këtë institucion për të takuar vëllanë e dënuar, shtetasin J.S, por tashmë rrezikon edhe vetë burgimin afatgjatë.

Sipas informacionit policor, gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet dhe bllokua 16 gr lëndë narkotike Cannabis Sattiva,një thikë dhe një celular.

Mbi 23 vjeçarin tashmë rëndojnë tre akuza, ajo e trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe futja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të cilat i riu rrezikon një dënim minimal prej 7 vitesh burg.

Shkruaj nje koment