‘Shkrimtari i vetëm i varur në 500 vite’/ Shahu: Havzi Nela la 5540 vargje, Kristaq Rama firmosi vdekjen e tij

0
201

Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko, gazetari Rexhep Shahu, në 33 vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela nga regjimi komunist, u ndal edhe te firma që Kristaq Rama, ka dhënë për të mos iu falur jeta.

Shahu tha se Nela është shkrimtari I vetëm në Evropë që është varur në 500 vitet e fundit, ndërsa ka shkruar 5540 vargje.

‘Havzi Nela është kampion, sepse është i vetmi në llojin e vetë në Shqipëri, por edhe në Evropë, që është i varur.

Pra është shkrimtari i vetëm i varur në 500 vitet e fundit.

Nuk ka shkrimtarë të tjerë të varur.

E gjithë lufta që është bërë kundër Havzi Nelës, nuk është bërë për ti mohuar disidencën.

Të gjithë kanë qenë dakord që Havzi Nela ka qenë disident, ka folur hapur në burg kundër Enver Hoxhës, ka artikuluar qartë që nuk ka demokraci në Shqipëri, por ka në Evropë.

Do të thotë që ai ka qenë një njeri i ditur dhe i kthjellët.

Por gjithë lufta që është bërë kundër Havzi Nelës për ta lënë disident, një të dënuar, dhe në fund një të varur, është bërë për të mos e pranuar Havzi Nelën si poet.

Havzi Nela është kampion për një arsye tjetër, sepse ka shkruajtur 5540 vargje si asnjë poet tjetër. Dhe vargjet e veta Havzi Nela i ka shkruajtur në burg deri në vitin 1983.

Në vitin 1983 ia ka dhënë fletoren vëllait që i ka nxjerr nga burgu.

Të tjerat i ka shkruajtur në internim.

Dhe ai poezitë i ka shkruajtur me gjak në burg.

Është arritur që shkrimtarë shqiptarë e kanë pranurt Havzi Nelën, shkrimtar, poet.

Në vitin 2018 në 30 vjetorin e varjes ka marrë çmimin e parë për poezi për librin ‘7 fletoret’.

Njerëzit nuk e njohin Havzi Nelën.

Ndërkohë që në 30 vite janë botuar vetëm disa poezi të tijat.

Dhe është është krijuar një opinion që Havzi Nela ka shkruar poezinë e dhimbjes, mjerimit dhe një për nënën. Dhe kaq.

Jo nuk është ky Havzi Nela.

Studiuesja Brikena Çabej e ka cilësuar Havzi Nelën si Fishta modern.

Hazvi Nela është poet i revoltës.

Havzi Nela është uragan.

Askush nuk ka shkuar aq shumë për Kosovën sa Havzi Nela.

Havzi Nela është i thellë.

Havzi Nela është ekzekutuar me urdhër të Komitetit Qendror të Partisë.

Kristaq Rama ka firmosur bashkë me të tjerë anëtarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor për të mos iu falur jeta.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here