Shkrirja e Akademisë së Albanologjisë, Zhupa kërkon interpelancë urgjente me Kushin

0
107

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, lidhur me shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë.

Zhupa i ka kërkuar ministres Kushi të paraqitet me urgjencë në Kuvend për t’i kërkuar llogari lidhur me vendimin e saj përmbylljen e Akademisë së Albanologjisë.

“Albanologjia shqiptare i ka fillimet nga amaneti i Mid’hat Frashërit me idealin për tu krijuar një Akademi Albanologjike, punën që s’mund ta kryjë asnjë institucion tjetër. Ndryshimi ka ardhur si rrjedhojë e një reforme, sot (ASA) jep edhe doktoratura. Në raportimin e fundit në Kuvend për buxhetin 2023, në pamë edhe raportin e Akademisë Albanologjike dhe Shkencave. Sot ka 45 marrëveshje në fuqi.

Akademia e Shkencave na foli vetëm për projekte që do jepte shteti shqiptar. Ishte plani që do shkrinin (ASA)-N. ASA ka sot 100 profesorë që punojnë në këtë Akademi, unë e kuptoj urrejtjen patologjike të Ramës, Kushit që kanë ndaj identitetit shqiptar”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here