SHOKUESE !!!!! Në Gjirokastër rriten vdekjet dhe pakësohen lindjet

0
155

Gjirokastra mban rekord për rritjen e numrit të vdekjeve.

Treguesit demografike janë përkeqësuar në tremujorin e tretë të vitit që po lëmë pas, teksa numri i lindjeve ka rënë dhe vdekjet janë rritur.

Sipas INSTAT për tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në Qarkun e Gjirokastrës, të Korcës dhe Vlorës.

Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun tonë ku numri i vdekjeve tejkalon me 56 numrin e lindjeve.

Rekord Gjirokastra mban për numrin e ulët të lindjeve.

Sipas INSTAT, Gjirokastra rezulton me numrin më të ulët të lindjeve me 112 lindje, duke shënuar rënie prej 42,3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Ndërsa për vdekjet, në Gjirokastër shihet një rënie në krahasim me një vit më parë me gati 9.2 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here