LSI ka qenë në sulm dje në Gjirokastër për blerje votash në disa lagje.
Blerësit e votave kanë qenë kryesisht punonjës të ndërmarrjeve dhe agjencive që varen nga Bashkia e Gjirokastrës.
Aksioni ka filluar në orët e mbrëmjes dhe për të humbur cdo mundësi vrojtimi nga kundërshtarët e tyre, Zamira Rami ka urdhëruar stakimin e ndricimit publik në lagjet Zinxhira, Mecite, Blloku i Furrave, Punëtori.
Këto lagje kanë kontigjent të lartë votuesish dhe njëkohësisht me numrin më të lartë të familjeve të vobekta që përfitojnë nga Bashkia e Gjirokastrës trajtim financiar.
Të besuarit e Zamira Ramit kanë qenë në terren ku kanë arritur të depërtojnë në familje të varfëra në këto lagje ndërkohë që me sukses arritën të shpërndanin euro kundrejt votës si më poshtë:
Në lagjen Zinxhira kanë shpërndarë në 89 familje nga 200 euro.
Në lagjen Blloku i Furrave 35 familje nga 250 euro.
Në lagjen Mecite 21 familje nga 250 euro.
Në lagjen Punëtori në 120 familje nga 300 euro.
Mësohet se sasi të hollash po dje, janë dhënë në 10 familje në fshatin “Arshi Lengo” ku u janë dhënë 200 euro 5 familjeve me katër votues dhe 5 familjeve të tjera 300 euro me mbi katër votues.
Aksioni do të vijojë edhe sot në mbrëmje nga ana e LSI ndërkohë që Policia e Gjirokastrës, i përcjell këto ngjarje me indiferencë të plotë.