Shoqata e Transportit Urban paralajmëron ndërprerjen e aboneve në gusht: Subvecione ose rrisim çmimin e biletës

0
209
Qytetare te kryeqytetit, duke udhetuar me autobuzin urban te linjes se Tiranes se Re. Prej disa ditesh shoqata e Transportit Urban Kryeqytetas ka kerkua rritje te cmimit te biletes deri ne 70 lek./r/n/r/nCitizens of the capital, traveling with urban bus. For several days the capital Urban Transport Association has requested the ticket price increase up to 70 lek.

Shoqata e Transportit paralajmëron ndërprerjen e aboneve në muajin gusht. Në një letër drejtuar kryebashkiakut, Erion Veliaj kërkohet subvecione.

Në të kundërt, thotë shoqata, do të rritet çmimi i biletave për qytetarët. Sipas saj, rritja e çmimit të naftës, i ak bërë të pabërballueshme kostot.

“Edhe pas përfundimit të ndihmës se pare anti-krize nga qeveria në lidhje me kompensimin e cmimit të karburantit, të gjithë operatorët gjenden të përballur me inflacionin, cmimin e rritur të karburantit dhe derivative të tij, shtrejtësisë së pjeseve te kembimit per mirembajtje, etj.

Pra në kushtet e të njejtës gjendje financiare të rënduar dhe pa një subvencion nga buxheti i shtetit, p

ër muajin gusht e në vazhdim, operatorët e kanë të pamundur të vazhdojnë të ofrojnë shërbimin e transportit qytetës në Tiranë.

Sa më sipër, kerkojme nga ana juaj nderhyrjen e menjehershme për inicimin e miratimit të vendimit subvenionues ana e qeverise  për vijushmerine se paketes antikrize ose ne pamundesi te saj rritjen e cmimit te biletes per ta kthyer sherbimin qytetës rentable”, thuhet në letrën e shoqatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here