Shoqëria civile protestë në Gjirokastër për çështjen e detit

0
158

“Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”.

Kjo është motoja e përfaqësuesve të shoqërisë civile që sot kanë bërë protestën e tyre të 16-të në Gjirokastër ku kanë kërkuar transparencë për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, zgjidhjen e çështjes came dhe kundërshtitë për zhvarrimet e ushtarëve grekë.

“Kemi qenë dhe do të jemi në cdo qytet, për të vijuar me misionin tonë për transparencë dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, t’i mbaje duart larg nga deti dhe toka shqiptare” është shprehur Aulon Kalaja një ndër organizatorët.

Protesta është organizuar pranë bustit të Çerçizit në atë që njihet si “Sheshi I Çerçizit”, ndërsa pak metra më poshtë ndodhet edhe konsullata greke.

Kanë qenë të paktë qytetarët gjirokastritë që janë bërë pjesë e kësaj proteste që sipas organizatorëve nuk ka asnjë qëllim politik, por trajton vetëm çështje patriotike.

Shkruaj nje koment