Shorti i Conference League/ Skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e turit të pare

0
102

Këtë të martë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 15:00 është hedhur shorti i Conference League.

Shtatë skuadrat shqiptare, Tirana, Vllaznia, Egnatia, Gjilani, Dukagjini, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi janë njohur me kundërshtarët që do të kenë përballë në raundin e parë.

Tirana do të përb

allet në këtë fazë të kompeticionit me gjeorgjianët e Dinamo Batumit. Egnatia do të ndeshet me armenët e Ararat Armenia, teksa Vllaznia me ekipin nga Irlanda e Veriut, Lienfield-in.

Gjilani do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë me skuadrën nga Luksemburgu Progres Niederkorn,m ndërsa Dukagjini me skuadrën nga Gjilbartari, Europa FC.

Ndërkohë, Shkëndija do të përballet në këtë raund me uellsianët e Haverfordwest County, ndërsa Shkupi do të luaj kundra ekipit lituanez të Hegelmann.

Shkruaj nje koment