Show i radhës i Rilindjes /Brenda një jave 776 persona të punësuar në vend

Sipas kryeministrit të vendit në vetëm një javë në të gjithë vendin janë punësuar 776 individë ,ku numrin më të lartë të të punësuarve e ka pasur Tirana më pas Vlora, Elbasani ,Shkodra ,Fieri dhe Gjirokastra.

Në qarkun e Gjirokastrës brenda një jave sipas ” rilindjes” janë punësuar 17 persona në profile të ndryshme.Padyshim që këtë ” meritë” i faturohet zyrës së punës së qytetit të Gjirokastrës.Por këto shifra shumëzohen me zero kur realiteti flet vetë .Ku zyrat e punës nuk janë gjë tjetër veçse humbje kohe ,sorollatje dhe pritje të gjata të një telefonate për vendin ku ke aplikuar ,telefonatë që s bie kurrë. Zyrat e punës nuk janë gjë tjetër veçse ” magazina” hallesh të qytetarëve të hedhura në letër .Letra që ekspozohen në ekrane nga ata që të paditurin e futin në zyra dhe i vënë kollar dhe të arsimuarin e rropatin rrugëve . Zyrat e punës nën efektin rilindas ,individë me dy diploma i rekomandojnë të punojnë në fasoneri ndërsa “rrobaqepsi” i qep gojën pushtetit me teserën e partisë.Shqipëria vendi i paradokseve ku e keqja shitet si mrekulli

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment