Shpërndanin droga të forta, dy të arrestuar në Sarandë

0
195

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës, në kuadër të operacionit të koduar “Reklamat” të akuzuar për shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla.

Pas hetimeve tre mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy persona posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, u bë organizimi i operacionit.

Gjatë tij u vunë në pranga Denis (Bledar) Beduli, 41 vjeç dhe Vasil Rraku, 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, në lagjen nr.4, Sarandë, shërbimet e policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjete dhe dy aparate celulare.

Ndaj dy të ndaluarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here