Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Sarandë

0
55

Distributors” u kodua një operacion i policisë së Sarandës, gjatë të cilit u goditën tre raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, dukë vënë në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Tre të dyshuarit janë kapur nga shërbimet e policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe kanabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, një thikë, 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë.

Shkruaj nje koment