Shpërndanin kokainë dhe kanabis në aktivitetin festiv në Dhërmi, 3 të arrestuar

0
116

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Dhërmi, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë dhe kanabis në doza në një aktivitet festiv.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas që ishin pjesë e një aktiviteti festiv që zhvillohet në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 4”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. H., 30 vjeç, Xh. B., 27 vjeç dhe K. H., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku këta shtetas ishin akomoduar prej disa ditësh, shërbimet e policisë gjetën rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, një peshore elektronike për peshimin e dozave dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e tyre, të cilat u sekuestruan si provë materiale, bashkë me 3 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, kryesisht për turistët apo pushuesit e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Shkruaj nje koment