Shpërndante kokainë dhe kanabis, “Garden” prangos të riun në Fier

0
185

Nje operacion i policisë së Fierit i koduar “Garden” ka vënë në pranga një person të dyshuar për shpërndarje droge, pas tre jave hetimesh.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Endrit Ibrahimi, 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 33-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Të riut iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa, një sasi vaji hashashi, një grirëse hashashi dhe një sasi parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here