Shpërthejnë bombolat në depon e gazit në Porto Romano

0
10

Qyteti i Durrësit është zgjuar këtë mëngjes të shtune nga një shpërthim i ndodhur në depozitat e gazit në Porto Romano.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit. 

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla  materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shkruaj nje koment