Shperthen akuariumi me mbi 1500 peshq ne Gjermani

0
60

Nje akuarium i madh, i vendosur ne nje hotel ne Berlin, shpertheu heret ne mengjes duke plagosur 2 persona. Mbi 100 zjarrfikes ndodheshin ne vendngjarje. “Akuariumi eshte demtuar, ka rrjedhje uji. Situata nuk eshte e qarte per momentin”, shkroi sherbimi zjarrfikes i kryeqytetit gjerman ne Twitter. Dom Aquaree ndodhet brenda nje hoteli Radisson ne lagjen turistike te Mitte ne Berlin. Sipas faqes se saj te internetit, ky akuarium ishte akuariumi me i madh homogjen, cilindrik ne bote, rreth 16 metra i larte dhe permbante nje milion litra uje dhe 1500 peshq.

Shkruaj nje koment