Shkrimtarja dhe publicistja e njohur Flutura Açka ka reaguar pas protestave të sotme në Rrugën e Kombit, duke i dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.
Ajo e këshillon Edi Ramën që nëse nuk duron dot që të flitet kosovarçe në Durrës apo dialektin hasian e pukian në Shën Vasil, atëherë do të bënte mirë që të ikte vetë nga detyra që mban.
Sipas saj shqiptarët e kanë paguar njëherë këtë rrugë, ndaj nëse kërkon që të vendosë taks për kalimin aty, së pari tu kthejë paratë.
Statusi i plotë i Flutura Açkës:
Në vend që të heqësh doganën, shton trarët ndarës, sepse nuk e duron dot të flitet kosovarisht në Durrës, apo hasianen a pukianen në Shën Vasil. Nëse ke bezdi, ik ti!
Të paktën tani e dimë përse janë bërë plot fanfara mbledhjet e qeverive Shqipëri-Kosovë dhe se shashka e presidentit kombëtar u fik nën malin e parave. Patriotizmin e këtyre të Shqipërisë populli e ka provuar me detin, me varrezat, me lumenjtë, me PPP-ra, po ku shkoi patrotizmi i Thaçi and Co, apo qoftë i Haradinajt, i cili mund ta kishte refuzuar taksën nga krahu i vet, thjesht me i mbet një rybe patriotizmi…
A e mbajnë mend shqiptarët që secili prej nesh i ka paguar dikur për Rrugën e Kombit qeverive Majko rreth 10 mijë lekë në emër të bashkimit (së paku ekonomik) të Kombit. Na i ktheni ato para, pastaj vërini taksë.
Rrugën e kemi paguar ne, dhe për fatin e saj vendosim ne. Bëj referendum, sepse eshte fjala për çështje që i tejkalon peshën e çfarëdo qeverie të padinësh shqiptarë.