Shpërthen Ngjela: Rama s’mund të jetë Kryeministër, nxjerr akt normativ në gjendje të jashtëzakonshme

0
163

Qeveria shmangi Kuvendin për paketën anti-KÇK, paketë e cila u bë ligj me akt normativ.

Por avokati, Spartak Ngjela, tha se Rama nuk mund të nxirrte akt normativ pa hequr gjendjen e jashtëzakonshme për tërmetin.

Për Ngjelën, Rama nuk e ka aftësinë për të drejtuar Shqipërinë në situatën në të cilën ajo gjendet sot.

Ngjela: Në gjendje të jashtëzakonshme në asnjë vend të botës nuk nxjerr dot akt normativ. Ky nuk e ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Por nxjerr akt normativ. Ka ardhur koha që njerëz të tillë joprofesionalë nuk mund të jenë kryeministra të Shqipërisë. Se bëjnë gabime të tilla. Edhe ai tjetri mjek ishte, nuk e  bënte dot. Pse? Këshiltarët e tyre u thonë: Po, po ashtu bëhet.Në këtë gjendje që është Shqipëria do të ketë qeveri profesionale të nivelit të lartë. Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për eksport.Nuk është gjendje normale që një shtet sot të jetojë me remitancat e emigrantëve. Nuk e ka aftësinë për të drejtuar një shtet që ka këto konflikte të brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here