Shpërthen Rama/ Një mesazh me mllef për shqiptarët

0
225

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë sot se, biznesi i vogël në javën e parë të prillit do të marrë pagën e luftës, ndërsa familjeve në nevojë do t’u dyfishohet ndihma ekonomike.
“Ne po bëjmë maksimumin e mundësive tona. Po të ishte dëshira dhe jo mundësia do kisha bërë shumë më tepër. Punon në të zezë dhe do lekë se je i papunë. Por si bëhet kjo kur nuk do të denoncosh as se në cilin biznes ke punuar. Pse nuk i pyesni ata në Itali çfarë fuqie ka fuqia e 5 ekonomike e globit sot.
Ankoheni e shani pa pikën e vetëpërmbajtjes për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Pensionistët nuk aplikojnë dot sepse nuk do iu lejohet të dalin fare nga shtëpia. Ata që janë të vetmuar do t’i ndihmojmë ne.
Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia. Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët.
Ju thashë që në hyrje të prillit do indeksojmë pensionet do japim 20 mln euro plus për pensionistët. Si e keni hallin që rrini në shtëpi me një iPhone në dorë s’keni pensionistë dhe ankoheni për pensionistët”, tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here