SHPËRTHIM GAZI NË NJË NGA PUSET E NAFTËS NË DELVINË

0
13

Një nga puset e naftës dhe gazit në periferi të qytetit të Delvinës ka shpërthyer, duke bërë që gazi të shkarkohet në ajër.

Era e gazit është ndier në qytet, duke sjellë kështu shqetësim tek banorët.

Fatmirësisht situata është vënë shpejt nën kontroll nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë bllokuar edhe rrjedhjen e gazit.

Nga ana e drejtorit operacional të DGC- COMPANY sqarohet se: “Pusi del.4 u bllokua, me shpejtësi u bë ndërhyrja sipas rregullave. Gazi po shkarkohej në ajër me djegije , në këtë moment nga trungu i pusit doli nji tap kondesati i cili fiku flakën, shkarkimi vazhdoj me përzierje fluidi gaz- kondesat gjë që nuk lejoj djegjen. Era ndihmoj që gazi të lëvizte në perëndim. Pusi u mbyll menjëher dhe nuk përbën rrezik për popullatën”.

Shkruaj nje koment