Shpëtim Novi, drejtori i ri i DSHP

0
593

Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër. Ai është ekonomisti Shpëtim Novi. Burime nga Ministria e Shëndetësisë në Tiranë, kanë konfirmuar për Jugunews.net lajmin në fjalë. Shpëtim Novi, me profesion ekonomist, ka një karrierë të gjatë politike në radhët e PS Gjirokastër. Deri para pak kohësh, ka mbajtur postin e kryetarit të PS në ish Komunën Cepo. Prej tre vjetësh, ka qenë zyrtar ekonomik pranë DSHP Gjirokastër, ndërkohë që më parë është marrë me aktivitet privat. Novi vjen pas vendit vakant që la Flamur Golemi, pas zgjedhjes në krye të PS Gjirokastër.

 

Shkruaj nje koment