Shpëtohen dy turistë gjermanë që rrezikuan të mbyteshit në Sarandë

0
116

Dy turistë gjermanë të cilët rrezikuan të mbyteshin në ujërat në plazhin e Krorëzës janë shpëtuar nga policia kufitare.

Sipas policisë mësohet se 2 turistët gjermanë rrezikonin të mbyteshin, pasi mjetet kanoe me të cilat po lundronin, ishin mbushur me ujë, për shkak të dallgëve të larta.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shërbimet e Poli

cisë Kufitare Sarandë, menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me kanoe, rrezikonin të mbyteshin, për shkak të dallgëve të larta, kanë nisur menjëherë kërkimet, bashkë me Njësinë Policore Detare.

Gjatë kërkimeve në kushte jo të favorshme, për shkak të dallgëve të larta, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në plazhin e Krorëzës, 2 shtetasit gjermanë që k

ishin mbetur në det pasi mjetet e tyre lundruese ishin mbushur me ujë.

Shërbimet e Policisë kanë nxjerrë në breg, 2 mjetet lundruese kanoe dhe 2 shtetasit gjermanë.”– njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here