“Shpohen” xhepat e shqiptarëve, qeveria vendos taksë për garazhet dhe ndërtesat e vjetra

0
178

Metoda e re e vjeljes së taksës së pronës do të përfshijë edhe ata që kanë në pronësi një garazhd, apo ndërtesë që nuk është në përdorim, sado e vjetër që të jetë ajo.

Ky është vendimi më i fundit i qeverisë ku thuhet se çdokush që gëzon të drejtë mbi pasuri të patundshme, nga 1 Prilli do të paguajë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj.

Qeveria ende nuk ka vendosur se si do të vilet kjo taksë, edhe pse fillimisht u propozua që ajo të vijë përmes faturës së dritave.

Janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës, që nga ato që janë deklaruar në hipotekë, kontrata e shitjes, e deri të çmimi referencial fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.

Ministria e Financave e ka lënë të papërcaktuar afatin e ankimimit për çdokënd që pretendon se mënyra e llogaritjes së vlerës së re të tatimit është e gabuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here