Shpopullimi i Shqipërisë po kthehet në një rrezik kryesor edhe për administratën publike

0
131

Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërrohet në një rrezik kryesor për disa funksione themelore të Administratës Publike.

Ministria e Financave, në një rishikim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzo

re ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale, që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri te realizimi i treguesve.

“Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, ata po planifikojnë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ASPA për zonën e tyre. Në lidhje me zhvillimin e politikave dhe qeverisjes strategjike, risku kryesor i materializuar ishte mungesa e stafit.

Për ta zbutur këtë risk, gjatë vitit 2022 janë hapur procedurat e rekrutimit. Procedurat e reja të rekrutimit do të vazhdojnë edhe në vitin 2023” – raportoi Ministria e

Financave në dokumentin e Monitorimit.

Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.

Në lidhje me planifikimin dhe mbikëqyrjen e investimeve publike, janë identifikuar risqet e brendshme proceset operacionale; proceset financiare dhe disbursimet e fondit; sistemet e TI-së; Burimet njerëzore (stafi, përgjegjësitë, bashkëpunimi), etika dhe sjellja institucionale (mashtrimi i konfliktit të interesit); harmonizimi ligjor, rregulloret; metodat dhe kanalet e komunikimit, informacioni cilësor dhe në kohë si edhe faktorët e jashtëm të riskut që lidhen me pasojat e Covid-19.

Për sa i përket kadastrës fiskale të pronave, gjatë vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është përballur më së shumti me riskun e sistemit te TI-së. Sistemi i TI-së i Kadastrës Fiskale u pezullua për shkak të sulmit kibernetik. Qasja ishte e kufizuar dhe bashkitë nuk e përdorën dot sistemin.

Për sa i përket zgjerimit të përdorimit të sistemit online të thesarit gjatë vitit 2022 u materializuan rreziqe të brendshme si: proceset financiare dhe disbursimet e fondeve, burimet njerëzore, etika dhe sjellja institucionale, si dhe sistemi IT, raportoi Ministria e Financave

Në lidhje me kontrollet e angazhimeve shumëvjeçare dhe detyrimet, u materializuan risqe të brendshme si Strategjia, planifikimi i politikave dhe Burimet Njerëzore (stafi, përgjegjësitë dhe bashkëpunimi).

Financat vënë në dukje gjithashtu se për sa i përket Kontabilitetit dhe Përmirësimit të Menaxhimit të Aktiveve, u materializuan risqet e brendshme dhe të jashtme, të tilla si Burimet Njerëzore (stafi, përgjegjësitë, bashkëpunimi), Organizimi i brendshëm (menaxhimi, rolet dhe përgjegjësitë), harmonizimi ligjor etj.

Referuar menaxhimit financiar dhe kontrollit në të gjitha institucionet publike, disa risqe që lidhen me Burimet Njerëzore, organizimin e brendshëm dhe sistemet e TI-së ndikuan në arritjen e rezultateve./Monitor

Shkruaj nje koment