Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se shpreson që së shpejti do të formalizohet vendimi i Athinës për njohjen e Kosovës.
Osmani kërkoi mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO.
Po ashtu Presidentja përmendi në takim prirjet destabilizuese të Rusisë në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, nëpërmjet Serbisë si satelit i saj.
Në komunikatën e Presidencës thuhet:
Një pjesë e takimit iu kushtua zhvillimeve të krijuara pas agresionit të Rusisë në Ukrainë. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë, duke shprehur mbështetje për popullin ukrainas dhe duke bërë me dije se tashmë Kosova ka strehuar një grup të gazetarëve nga ky shtet, sikurse që është e hapur edhe për strehimin e refugjatëve të tjerë”.