Shqiperia dhe tri qasjet e shoqerive jo perëndimore ndaj atyre perëndimore

0
167

Nga Marlin Muça

Në veprën Përplasja e Qyteterimeve, studiuesi Samuel Hatington rradhit tre qasjet kryesore që shoqeritëjo- perëndimore kane zbatuar ndaj shoqërive perëndimore dhe ndikimit të tyre në qytetërime diametralisht të kundërta për nga gjuha kultura dhe zakonet e tyre.Sipas tij këto tre qasje janë: 1) Mospranimi 2) Qemalizmi 3) Reformizmië
Pergjatë një shekulli ekzistence si një shtet i pavarur Shqipëria ka njohur një përpjekje të vazhdueshme të elitave te saj për ta përafruar shtetin shqiptar, kulturën dhe institucionet me eksperiencën perëndimore. Ndihma e Perëndimit dhe konkretisht e Austro Hungarisë në shpalljen e pavaresisë, senndërtoi përfundimisht qasjen ndaj perëndimit të një shoqerie që për disa shekuj me rradhë u bë pa dashje pjesë e një tjetër qytetërimi, i cili me të gjitha forcat u përpoq ta shkatërrontë Oksidentin së bashku me fenë dhe kulturën e tij. Në ndarjen përfundimtare me përvojën osmane, rol të veçantë indirekt ka luajtur edhe reforma e sistemit që nisi Ataturku në Turqi.

Por çfarë ishte Qemalizmi?
Qemalizmi rrjedh nga mbiemri i ushtarakut të famshëm Mustafa Qemal Ataturk, i cili më vonë u bë President i Republikës Turke. Dëbimi i pinjollëve të dinastisë së Osamallinvjie nga ana e tij , i hapi rrugë oksidentalizimit gati gati të dhunshëm të ish Perandorisë Otomane për ta shndërruar atë në një shtet të zhvilluar sipas modelit të Perëndimit. Ai e shihte perëndimorizimin e Turqisë si kusht të domosdoshëm edhe të modernizmit shkencor dhe teknik të saj,
Kjo frymë u importua edhe në vendin tonë . Presidenti Ahmet Zogu dhe më pas Mbreti Zog I u mundua që nëpermjet reformave legjilslative të 1929, t´i jepte korpusit të sapoformuar juridik shqiptar një përmbajtje sa më pranë simotrave të saj në perëndim, duke marrë më të mirën e kushtetutave, kodeve dhe ligjeve perendimore. Përpjekje për të ruajtur frymë para Ataturk në Shqipëri e kishin jo vetëm bejlerët e mëdhenj, por edhe siç ishte provuar më parë edhe nga individë të sëmurë.
Në këtë periudhë reaksioni i fortë pro osman me në krye Haxhi Qamilin prodhoi qasjen mospranuese perkundrejt Perëndimit dhe vlerave të saj. Përçmimi ndaj çdo gjëje të huaj dhe synimi për t´iu ribashkuar Perandorisë Osmane, e riktheu Shqipërinë pas në kohën kur busulla e kombit tregonte vetëm nga lindja osmane.
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria iu rikthye aspiratës së saj europiane. Vitet 20-24, Republika dhe më pas Monarkia, pavarësisht turbulencave politike, shënjuan përpjekje reale institucionale dhe ligjore per ´t´iu përafruar eksperiencës së vendeve të krishteree. Mbreti Zog ndoqi modelin qemalist në raport me fenë dhe zakonet shoqërore që pengonin avancimin e Shqipërisë drejt vlerave oksidentale. Kjo sigurisht nuk e pengoi Mustafa Qemalin që pas shpalljes së Monarkisë në 1 shtator të vitit 1928 të terhiqte emisarët ushtarakë dhe të reagonte negativisht pas lajmit se Shqipëria ishte shndërruar në monarki.
Pas luftës së dytë Botërore, Shqipëria u rreshtua në kampin lindor së pas luftës duke ngrirë për 45 vite tendencën perëndimorizuese të kulturës dhe shoqërisë së saj. Kampi në të cilën ajo mori pjesë shkaktoi dhe ajo një ngrirje sa i përket diferencave kulturore që ndanin shoqërinë njerëzore. Internacionalizmi që karakterizonte kampin komunist e bënte atë vigjilente ndaj përpekjeve për identifikim etniko-kulturor të një populli ndaj një tjetri. Ndaj dhe kjo periudhë shënon fillesat e qasjes mospranuese të shqiptarëve të gjithçkaje në thelb perëndimore. Pavarësisht se kjo vinte për motive ideologjike dhe aspak kulturore, Shqipëria nuk reflektonte kurrgjë perëndimore dhe kjo sigurisht jehon dhe sot me reminishencat qe herë pas here shfaqen skeptike ndaj ëndrrës shqiptare për ´u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Fundit i luftës së Ftohte bëri që shoqërite t´i riktheheshin identitetit të tyre kulturor dhe fetar. Në Shqipëri ky rikthim prodhoi konfuzion në lidhje me ardhmërinë tonë si shtet ku kryqezohen kultura dhe histori të ndryshme. Aspirata zyrtare, e proklamuar dhe nga qeveritë e tranzicionit ka qënë ajo europiane , pra perëndimore. Megjithatë kjo nuk ka penguar qe dilemat e para luftes së dytë Botërore të shfaqen sërisht për shoqërinë tonë. Investimet turke dhe arabe sidomos në infrastukturën e objekteve të kultit krijon përshtypjen e rikthimit pas në idenë e Shqipërisë si pjese e Qytetërimit Islam.
Ky dyzim bashkë me një tog problematikash si: dekomunistizimi, korrupsioni, kriminaliteti, varfëria, emigrimi etij, e vë në dyshim qasjen e rindërtuar perendimore në raport me Europën dhe kulturën e saj.
Nga njëra anë, përafrimi ilegjislacionit shqiptar si kusht i MSA-s nuk korrenspondon me nivelin e jetesës që është shumë larg nga ai perëndimor. Kultura politike shqiptare ku mbizotëron akoma tribalizmi dhe zakonet komuniste nuk përputhet kurrkund me frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit të shteteve që janë pjesë e Unionit Europian. Kjo na bën të kuptojmë se pa dashur kemi hyrë në qasjen reformuese të raportit tonë me Europën. Fryma mund të jetë për t´i përngjarë Europës por kultura vendase e kundërshton këtë të fundit me një forcë që i ka vënë në dyshim burokratët e Brukselit për axhendën europiane të klasës politike shqiptare.P ra ne synojmë të prodhojmë një mirëqënie si ajo e Perëndimit por kulturën dhe traditat e saj ne na duken të pamundura për ti implementuar.
Nuk është hera e parë që në histori që kjo qasje lind brenda zhvillimit politik e ekonomik të shteteve. Vende si Kina dhe Japonia, në fillimin e shkullit të 18të dhe më vonë adoptuan mjetet perëndimore të prodhimit por ruajtën traditat dhe kulturën e tyre vendase. Ama rasti ynë është larg së qënurit një kokëfortësi aziatike ndaj Perëndimit. Ne nuk kemi as resursset e as zhvillimin e gjigandëve aziatike dhe kjo padyshim që na bën vulnerabël ndaj ndryshimeve të befta të axhendave zgjeruese europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here