Shqipëria do të luajë miqësoren e parë me Spanjën, caktohet data

0
189

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022. Lajmin e ka bërë me dije Federata Shqiptare e Futbollit, e cila thekson se stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.https://c0ab2a019af82051a7f449e1e2045309.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndërsa përballja e tretë ka qenë për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Spanjë.

4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionat Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.

Shkruaj nje koment