Shqipëria do të marrë 700 mln euro borxh

Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare. Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit publik pritet të arrij në 80% gjatë këtij viti  duke rezultuar më i larti në rajon.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se  ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare  për të marrë një borxh për të pestën herë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment