“Shqipëria e 3-ta në Europë për rritje të çmimeve”, Basha akuza Ramës; një premtim për qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas një raporti të publikuar nga Eurostat, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në Evropë për rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka akuzuar Ramën për politika ekonomike të dështuara ndërsa thekson se: “Gjatë 7 viteve, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë”.
“Durimit i ka ardhur fundi!”, shkruan më tej Basha, duke u premtuar qytetarëve se kur PD të vij në pushtet: “Do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”.
Reagimi i plotë i Bashës:
Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!
Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment