Shqipëria, e dyta në rajon për mjekët e larguar

0
133

Shqipëria renditet e dyta në Ballkan për numrin mjekëve që kanë emigruar dhe aktualisht punojnë në Gjermani. Të dhënat zyrtare bëhen të ditura nga Dhoma Federale e Mjekëve në Gjermani, për vitin 2018.
Sipas statistikave, në vend të parë qëndron Serbia me 1128 mjekë të larguar, e pasuar nga Shqipëria me 630 mjeke, Bosnja dhe Hercegovina me 533 mjekë, Maqedonia e Veriut me 470 mjekë, Kosova me 292 mjekë dhe në fund Mali i Zi me 40 mjekë të larguar.
Mbi 95% e mjekëve shqiptarë janë vlerësuar me kualifikimin e duhur për t’u bërë e sistemit shëndetësor në Gjermani. Ndaj, 556 prej tyre janë punësuar në spitale, 14 mjekë në shërbimin ambulator dhe 31 në shërbime të tjera.
Përgjatë 3 viteve të fundit, Urdhri i Mjekut në Shqipëri ka lëshuar 403 certifikata profesionale të sjelljes së mirë, një dokument që nevojitet në rast punësimi apo trajnimi në një vend të huaj. 73 certifikata janë kërkuar nga mantelbardhët shqiptarë vetëm gjatë periudhës janar – shtator 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here