Shqipëria, e para në rajon për numrin më të lartë të infeksioneve me Covid-19

0
17

Shqipëria renditet e para në rajon dhe e pesta në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me Covid-19 midis janarit 2020 dhe shtatorit 2021, sipas një studimi të botuar nga “The Lancet”.

Studimi, i cili shqyrtoi infeksionet dhe vdekjet nga koronavirusi në 177 vende, evidentoi se shkalla e infeksioneve për 1000 banorë në Shqipëri është 870.

Gjithashtu bëri me dije se shkalla e infeksionit ishte 433 për 1000 banorë, me Afganistanin që shënonte më të lartën në 988.

Maqedonia e Veriut renditet pas Shqipërisë, me një shkallë infeksioni prej 838 për 1000 banorë. Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kishin shkallë të infeksionit përkatësisht 717 dhe 552.

Shqipëria renditet pozitivisht sa i përket raportit të saj të infektimit ndaj vdekshmërisë. Ajo ka një normë prej 4.49 për 1000 banorë krahasuar me 5.43 të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 6.52 të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, mesatarja globale ishte 3.4.

Më herët ka pasur dyshime për shifrat e viktimave që raportonin autoritetet shqiptare. Së fundmi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është shumë herët për të shpallur fitoren ndaj pandemisë, pasi rastet kanë qenë vazhdimisht të larta.

Burimi: Euroactiv

Shkruaj nje koment