Shqipëria kryeson renditjen globale të BB për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset

0
144

Shqipëria, bashkë me shtetet afrikane Sierra Leone dhe Lao, kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore, e cila zhvillohet në një interval 6-vjeçar.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që u referohen anketave të tre viteve të fundit, nga viti 2016 deri në 2019 në vende të ndryshme, shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 % e bizneseve pohuan se janë ndeshur me praktika të korrupsionit. (shih grafikun bashkëngjitur).

Shqipëria renditet e treta pas Sierra Leones dhe Laos, ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 % e bizneseve pohuan se kanë bërë pagesa korruptive.
Në këtë renditje, Shqipëria ishte në mesin e vendeve afrikane, shumica e të cilave ishin në një pozicion mjaft më të mirë. Madje edhe në Bolivi dhe Kolumbi, që janë vende ku dominojë kartelet e drogës dhe krimit, duket se bizneset kanë marrëdhënie më korrekte me qeveritë e tyre.
Në Europë, bizneset e Qipros dhe Turqisë raportuan nivele të ulëta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4 %.

Përqindja e bizneseve në Shqipëri që pohuan se kanë paguara tarifa korrupsioni është rritur ndjeshëm që nga viti 2013, kur u bë anketa e fundit, në të cilën bizneset që aplikonin praktika korrupsioni përbënin afërisht 20 % të të anketuarve. Anketa e ndërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore në bashkëpunimeve BERZH prodhon tregues të rëndësishëm, të cilët vihen në themel të kërkimeve për klimën e biznesit në vende të ndryshme të botës.

Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjesh biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurrueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës. Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, për të dhënë përparësi dhe për të gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që u mundësojnë kompanive të rriten. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe menaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. Intervistat u kryen gjatë periudhës janar-maj 2019.

Megjithatë, zyra e Bankës Botërore në Shqipëri sqaroi se ndryshimet në perceptime janë shpesh të vështira për t’u kuptuar dhe për t’u interpretuar, pasi ato shpesh nxiten edhe nga aspekte përtej përvojave të drejtpërdrejta, aspekte që Vrojtimi i Ndërmarrjeve nuk i mat. Për më tepër, vrojtimi vë në dukje se firmat janë bërë më të drejtpërdrejta në shprehjen e ankesave për të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit të tyre.

Ky është një zhvillim pozitiv, pasi paraqitja e ankesave ndihmon në identifikimin e çështjeve që duhen adresuar. Lista e pengesave kryesore që bizneset hasin në veprimtarinë e tyre ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, por taksat dhe shkalla e lartë e informalitetit kanë mbetur në krye të listës ndër vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here