Shqipëria, mbi Spanjën dhe Italinë, me 6 pikë të plota

0
256

Shqipëria ka fituar sfidën e dytë në grup përballë Liechtensteinit me rezultatin 0-2 në Vaduz. Ndeshja është dominuar kryesisht nga lojtarët tanë përgjatë 90 minutave. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e kuqezinjve të drejtuar nga De Biasi me rezultatin 0-1 me gol të shënuar nga Jahmir Hyka në minutën e 11 pas një rrëmuje në zonën vendase. Një meritë të veçantë golin e shënuar ka Odise Roshi me asistin e dhënë. Lihteshteini në 45’ e pjesës së parë nuk arriti që të vendoste asnjëherë në provë portierin shqiptar. Në pjesën e dytë Shqipëria administroi fitoren, duke gjetur për herë të dytë rrugën e rrjetës me golin e sigurisë në minutën e ‘71 ku Hysaj kroson nga këndi dhe Balaj nuk fal duke shënuar golin e sigurisë për Shqipërinë dhe të fundit në këtë sfidë. Shqipëria ka 6 pikë të plota në dy takimet e para eleminatore dhe kryeson grupin duke lënë pas Italinë dhe Spanjën që sfidën mes tyre e ndanë me barazim 1-1.

Shkruaj nje koment