Shqiperia me çmimin e naftes me te shtrenjte

0
145

Vendimi i fundit të Brordit të Transparencës, e rendit Shqipërinë në 18 vendet me naftën më të shtrenjtë në glob. Sipas të dhënave të Global Petrol Price, vendi ynë ka naftën më të shtrenjtë edhe se vendet e rajonit, duke u krahasuar kështu vetëm me Greqinë.

Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me çmimin e karburanteve më të shtrenjtë në rajon dhe botë. Sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Price, deri në datën 23 janar të këtij viti vendi ynë renditej në 25 shtetet me naftën më të shtrenjtë në glob, kur çmimi ishte nën 200 lekë.

Me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës të shpallur ditën e mërkurë, ku nafta sërish u rrit në 210 lekë për litër, Shqipëria renditet në 18 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë, duke tejkaluar edhe vendeve si Holanda, Austria apo Singapori.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë duke konkurruar vetëm me Greqinë e cila çmimin e ka 1 lekë më shtrenjtë se vendi ynë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here