Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

0
60

Më 1 shtator, Shqipëria rimerr për herë të dytë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se edhe ky mandat do të përqendrohet te lufta në Ukrainë dhe pasojat e agresionit rus, duke paralajmëruar një nivel të lartë debati mes vendeve anëtare.

“Aktiviteti shënjues i presidencës sonë do t’i kushtohet agresionit rus të Ukrainës. Kjo është një nga çështjet që ne kemi punuar më shumë si bashkëpenëmbajtës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një çështje që ka shënjuar mandatin tonë dhe ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e aleatëve për seriozitetin dhe profesionalizmin, si dhe guximin që ka punuar për të mbështetur ligjin ndërkombëtar për të ndihmuar Ukrainën dhe dënuar Rusinë.

Do të organizojmë një debat të hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit që do të fokusohet në pasojat e agresionit rus në Ukrainë,” u shpreh Xhaçka.

Shkruaj nje koment