
Çdo muaj, media e huaj Euroneës Green shpall një vend të gjelbër, që dallohet për eko-risitë deri tek ndryshimi i politikave mjedisore.
Media e huaj shkruan se Shqipëria mbrojti një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, pasi më 15 mars , qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë.
Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës me rrjedhje të lirë. I shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari ‘park kombëtar i lumit të egër’ në kontinent., shkruhet më tej në artikull