Shqipëria në krye të listës globale të korrupsionit

0
162

Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore, e cila zhvillohet në një interval 6 vjeçar.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore që i referohen anketave të tre viteve të fundit nga 2016 në 2019 në vende të ndryshme shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar se janë ndeshur me praktika të korrupsionit.

Shqipëria vjen e treta pas Sierra Leones dhe Laos ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 për qind e bizneseve kanë pohuar se kanë bërë pagesa korruptive.

Në këtë renditje Shqipëria ishte në mesin e vendeve afrikane, ku shumica e të cilave ishin në një pozicion mjaft më të mirë. Madje edhe në Bolivi dhe Kolumbi, që janë vende ku dominojë kartelet e drogës dhe krimit, duket se bizneset kanë marrëdhënie më korrekte me qeveritë e tyre.

Në Europë bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%.

Përqindja e bizneseve në Shqipëri që kanë pohuar se kanë paguara tarifa korrupsioni është rritur ndjeshëm që nga viti 2013, kur u bë anketa e fundit, ne te cilën  bizneset që aplikonin praktika korrupsioni përbenin afërisht 20 për qind të të anketuarve.

Anketa e ndërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore në bashkëpunimeve BERZH prodhon tregues të rëndësishëm të cilat vihen në themel të kërkimeve për klimën e biznesit në vende të ndryshme të botës.

Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjes biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës. Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, dhënë përparësi dhe gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që i mundësojnë kompanive të rriten. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe manaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. intervistat janë kryer përgjatë periudhës janar-maj 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here