Shqipëria në listën paraprake të vendeve që do lejohen të udhëtojnë në BE

0
174

Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, masat e para të marra nga shtetet në botë është ndërprerja e udhëtimeve me vendet e tjera të prekura nga virusi.
Ndërkohë, teksa duket se agresiviteti i koronavirusit është ulur, zyrtarët e BE po debatojnë se cilat shtete do të lejohen të rinisin udhëtimet drejt bllokut.
Lista ka nxitur tashmë polemika, pasi u zbulua se SHBA, e prekur më shumë në mbarë botën nga COVID-19 , nuk ishte e përfshirë.
Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet të jenë në listën që i ndalohet hyrja për shkak të pandemisë. Ndërkohë, në draftin paraprak janë shfaqur vendet me të cilat do të hapen kufijtë e BE-së, ku përfshihet edhe Shqipëria. Deri më tani nuk ka një datë të saktë të hapjes, por dyshohet se udhëtimet mund të rinisin më 1 korrik.
Lista e shteteve që do të lejohen të hyjnë në BE sipas draftit:
Shqipëria
Vatikani
Monako
Mali i Zi
Andorra
Serbia
Bosnja dhe Hercegovina
Ukraina
Turqia
Kosova
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Turkmenistani
Vietnami
Kina
Tajlanda
Mjanmar
Mongolia
Japonia
Koreja e Jugut
Gjeorgjia
Butani
Libani
Indonezia
Uzbekistani
India
Taxhikistani
Kazakistani
Palau
Zelanda e Re
Australia
Dominika
Bahamas
Shën Luçia
Uruguai
Kuba
Gujana
Paraguai
Venezuela
Nikaragua
Kosta Rika
Kanada
Angola
Tunizia
Namibia
Uganda
Mozambiku
Mauritius
Zambia
Etiopia
Moroku
Algjeria
Egjipti
Ruanda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here