Shqipëria, një hap larg Gjermanisë

0
133

Shqipëria është një hap larg përsëritjes së historisë për të qenë sërish në finalet e Europianit pas atij të 2016. Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho mundi Çekinë 3-0 të enjten në Tiranë duke mbajtur vendin e parë në grup me 13 pikë.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët në minutë e 9 kaluan në avantazh falë një tjetër supergoli të Jasir Asanit. Gjërat u lehtësuan edhe më tej për Kombëtaren Shqiptare, kur në fund të pjesës së parë Çekia mbeti me 10 lojtarë kur Chyrtil doli me të kuqe pas tentativës për të shënuar me dorë.

Pjesa e dytë ishte një spektakël i vërtetë për Shqipërinë, e cila shënoi edhe dy herë të tjera me Seferin. Kuqezinjtë shënuan edhe golin e katërt me Mujën, por Vari e anuloi si pozicion jashtë loje.

Për trajnerin Sylvinho llogaritë duhen bërë në nëntor.

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në nëntor

Shkruaj nje koment