Shqipëria porosit raketa antitank Javelin, i përdor edhe Ukraina kundër Rusisë

0
99

Shqipëria ka kërkuar të blejë raketat antitank Javelin të prodhurara nga konsorciumi amerikan Javelin Joint Venture, e cila përbëhet nga kompanitë Lockheed Martin Corp dhe Raytheon Technologies Corp. Lajmin e bëri të ditur Lockheed Martin në një njoftim për shtyp ku raportoi se blerjet e Shqipërisë, Norvegjisë, Letonisë dhe Tailandës janë pjesë e një porosie me vlerë 316 milionë dollarë nga Pentagoni.

“Këto kontrata përfshijnë më shumë se 1300 raketa Javelin të financuara nga akti i fundit i Ndarjeve Suplementare të Ukrainës dhe porosi për disa klientë ndërkombëtarë, duke përfshirë Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën”, thuhet në njoftim.

 Numri i raketave dhe vlera porosisë nga Shqipëria nuk bëhet e ditur.

Javelin është një sistem raketor që ka filluar të përdoret që nga viti 1989 dhe që pritet të përdoret së paku deri në vitin 2050, sipas kompanisë. Ajo kushton rreth 250 mijë dollarë për copë por është në gjendje të hedhë në erë një tank që kushton shumëfish më shtrenjtë.

Kjo armë po pëedoret edhe nga ushtria e Ukrainës, me te cilat arriti të mposhtë tanket e panumërta ruse falë efikasitetit të këtij sistemi.

Shkruaj nje koment